17:06 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi e kishte në skuadër, e dha për pak para, sot jep miliona për ta

Interi është vënë në kërkim të mbrojtësit italian, Cristiano Biraghi. Skuadra e Spalletit është duke menduar seriozisht transferimin e tij në afatin e janarit.

Biraghi po shkëlqen me Fiorentinën dhe është vënë në kërkim të shumë skuadrave italiane.

Biraghi në të kaluarën ishte pjesë e Interit, por që skuadra e madhe asnjëherë nuk ia dha rastin duke e huazuar te Juve Stabia, për ta shitur për pak para më pas te Citadella.

Biraghi po ftohet nga Mancini në përfaqësuesen e Italisë. Mbrojtësin italian po e kërkon seriozisht edhe Milani.

Ai ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2021./Indeksonline/

Temat: