14:04 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / C E

Interi fiton derbin në merkato, transferon Sandro Tonalin

Sandro Tonali do të bashkohet me skuadrën e Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori italian ka pranuar të luaj me fanellën zikaltër edhe pse për të ka pasur interesim edhe nga Milani.

Sipas “Corrire dello Sport”, Tonali do të nënshkruaj një kontratë pesë vjecare me një pagë deri në 3.5 milionë euro.

Nga ky transferim, Brescia do të përfitoj 25 milionë euro dhe dhjetë milionë të tjera në formë të shpërblimeve.

Tonali po konsiderohet si një Pirlo i ri pasi statistikat dhe mënyra e lojës përngjajnë shumë me trajnerin e Juventusit. /IndeksOnline/