14:27 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Interi ia “dorëzon” titullin Juventusit me duart e veta

Inter ka shënuar edhe barazimin e tretë radhazi në Serie A teksa mbeti 1:1 me Cagliarin në kuadër të javës së 21-të.

Lautaro Martinez realizoi me kokë pas harkimit të Ashley Young në minutën e 29-të.

Në atë të 78-tën, Radja Nainggolan dënon ish-ekipin duke shënuar golin e barazimit dhe të epilogut të këtij takimi, shkruan Indeksonline.

Me këtë barazim, Inter shkon në kuotën  e 48 pikëve, tri më pak se Juventusi i cili ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/