22:40 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Interi ia “shkel syrin” titullit!

Skuadra e Interit duket se po marshon sigurt drejt fitimit të titullit të Series A këtë sezon.

“Zi-kaltrit” kanë arritur sonte që ta mposhtin Atalantan me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 54-të nga mbrojtësi, Milan Skrinar.

Me këtë fitore Inter ka 62 pikë, 6 më shumë se Milan që është në vendin e dytë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 12 ndeshje./Indeksonline/