11:26 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Interi në aksion, kërkon dy lojtarët e Leipzig (Foto)

Skuadra e Interit iu është “vërsulur” klubit gjerman, Leipzig.

Italianët janë të interesuar për dy futbollistë, Emil Forsberg dhe Marcel Sabitzer, transmeton IndeksOnline.

Në fitoren e Leipzig kundër Bayern Munchen, agjenti i klubit italian Ivon de Francesci u ulë në tribuna dhe ndoqi dy lojtarët.

Sabitzer, 24-vjeçar tashmë ka deklaruar se nuk nënshkruan kontratë të re nëse klubi i Leipzig nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Kurse, kontrata e Forsberg mbyllet në vitin 2022./IndeksOnline/