14:45 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Interi nënshkruan me supertalentin shqiptar, quhet Messi irlandez

Klubi i Interit ka arritur të siguroj shërbimet e super talentit shqiptar, Kevin Zefi.

Zefi që është rritur në Irland, cilësohet si Messi irlandez, transmeton Indeksonline.

Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Interin. Zefi është 15 vjeçar dhe fillimisht do të luaj me grupmoshat më të reja të klubit italian.

Zefi luan në pozitën e sulmuesit të majtë dhe shtatorin e vitit të kaluar ai u bë golashënuesi më i ri në histori të Ligës së Irlandës./Indeksonline/