Interi rrit ofertën për Rafinhan, ja si përgjigjet Barcelona
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po qëndron në Barcelonë për të arritur marrëveshje me brazilianin Rafinha.
Pas refuzimit të ofertës së parë, Interi ka përgatitur një ofertë tjetër me vlerë prej 35 milionë euro për mesfushorin e Barcës.
Kjo ofertë është e përafërt me 40 milionë euro, shumë që kërkon klubi spanjoll për ta liruar Rafinhan.
Megjithatë, Barcelona duket se nuk ka menduar për ofertën, pasi që e ka ftuar futbollistin në ndeshjen e Kupës kundër Espanyollit. /IndeksOnline/