23:00 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Interi shpëton për një “fije”, falë VAR-it

Interi ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kampionëve që e mbanë me shpresë që mos të bie nga grupi.

Zikaltërit kanë fituar ndaj Borusia Monchengladbach me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve.

Interi kaluan të parët në epërsi me golin e Darmian në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në fund të pjesës së parë gjermanët barazuan rezultatin me golin e Plea.

Interi u rikthye në lojë duke shënuar dy gola me anë të Romelu Lukaku.

Belgu shënoi në minutën e 64-të dhe 73-të për ta mbajtur me shpresa skuadrën e tij.

Golin e dytë për Monchengladbachun e shënoi Plea në minutën e 76-të por që nuk mjaftoi për të marrë pikë nga kjo sfidë.

Në fakt i njëjti shënoi edhe në minutën e 83-të por që goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR.

Gladbach mbetet në krye të tabelës me 8 pikë, nga 7 pikë kanë Shakhtari dhe Real Madridi derisa Interi është e fundit me 5 pikë. /IndeksOnline/