22:48 / E Diele, 15 Maj 2022 / C E

Interi triumfon ndaj Cagliarit, titulli vendoset në xhiron e fundiT

Interi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit me rezultat 3:1 në xhiron e parafundit të Serie-A duke e shtyrë kështu festën e Milan për titull deri në javën e fundit.

“Rossonerët” kanë nevojë të marrin së paku një pikë ndaj Sassuolos në ndeshjen e fundit në mënyrë që të shpallen kampion, derisa Interi e pret Sampdorian në “Giuseppe Meazza”. 

Goli i parë për Interin erdhi në minutën e 28′ kur Mateo Darmian shënoi me kokë nga afërsia dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. 

Pjesa e dytë nisi sërish më mirë për Interin që e dyfishoi epërsinë në minutën e 51′ me golin e bukur të realizuar nga argjentinasi Lautaro Martinez. 

Skuadra vendase reagoi duke e ngushtuar epërsinë në 2-1 në minutën e 54′ dhe realizues ishte Lykogyannis, por Martinez shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 83′ duke e vendosur rezultatin final të kësaj sfide nga e cila skuadra e Simone Inzaghit mori tre pikë të plota. 

Pas 37 xhirove, Milan e kryeson tabelën me 83 pikë, ndërsa Interi është i dyti me 81.