23:01 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Interi vazhdon e sigurt në krye të Serie A

Interi ka shënuar fitoren pestë me radhë në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Conte ka mposhtur Lazion me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së pestë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi D’Ambrosio në minutën e 23-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Për rreth 20 minuta në pjesën e dytë luajti edhe Valon Berisha por që nuk arriti të lë gjurmë.

Me këtë fitore, Inter është në vendin e parë me 15 pikë, dy më shumë se Juve në vendin e dytë. /IndeksOnline/