20:00 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Interin nuk e ndal as Atalanta, vazhdon kryesimin

Interi ka vazhduar me rezultate të mira në Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Atalantën me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 11-të.

Golat për Interin i shënuan Calhanoglu në minutën e 40-të dhe Martinez në minutën e 57-të.

Golin e vetëm për Atalantën e realizoi Scamacca në minutën e 61-të.

Me këtë fitore, Interi është në krye me 28 pikë, pesë më shumë se Juventusi dhe gjashtë më shumë se Milani. /IndeksOnline/