10:00 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Interista merrni frymë lirshëm, Messi nuk po vjen!

Ernesto Valverde ka publikuar listën përfundimtare për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Në këtë listë nuk figuron emri i Lionel Messi, i cili po vuan një lëndim në krahun e tij të djathtë, shkruan Indeksonline.

Messi nuk ishte i pranishëm as në ndeshjen e parë që u zhvillua në Camp Nou.

Inter dhe Barcelona do të luajnë të martën në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/