15:38 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Interistat kërkojnë blerjen e kartonit të Cancelo

Mbrojtësi portugez ka treguar lojëra të mira me fanellën e Interit këtë stinor.

Joao Cancelo në verë erdhi si huazim nga Valencia me të drejt blerjeje prej 35 milionë eurosh dhe ai tashmë ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Interit.Mbrojtësi i djathtë ka demonstruar një nivel shumë të lartë teknik, ndërsa nën urdhrat e Luciano Spallettit është përmirësuar ndjeshëm edhe taktikisht.

Që prej janarit ai po luan rregullisht në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe zikaltrit për herë të parë që prej largimit të Maicon, po shikojnë një mbrojtës të aftë të kontribuojë me rregullsi në ndërtimin e aksioneve dhe shënimin e golave.

Cancelo ekzekuton kornerët dhe gjuajtjet e lira, ndërsa me depërtimet e tij ka asistuar shpesh për golat e shënuar nga futbollistët e Interit.

Së fundi kanë qenë të shumtë zërat e opinionistëve sportivë, por edhe të ish futbollistëve zikaltër, që bëjnë apel për pagesën e 35 milionë eurove, për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe tifozët në rrjetet sociale, që bëjnë thirrje vazhdimisht për të blerë me çdo kusht Cancelon.

Temat: