19:23 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Juventus nënshkruan me mbrojtësin e Interit

Juventusi ka bërë një lëvizje të madhe duke nënshkruar Joao Cancelo.

24 vjeçari ka ka nënshkruar kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2023, shkruan indeksonline.

Juventus do të paguaj rreth 40 milionë euro në tri vjet skuadrës spanjolle, Valencia.

Cancelo në sezonin e fundit ishte në huazim te Interi, ku zhvilloi 26 paraqitje dhe shënoi një gol. /IndeksOnline/