10:28 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Interpelanca e Haradinajt, nis seanca e Kuvendit

Ka nisur me gjysmë ore vonesë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën janë 12 pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit të Ramush Haradinaj, që është me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, raporton Indeksonline.

Haradinaj ishte ndër të parët që arriti në sallën ku mbahen seancat e Kuvendit.

Ndër pikat tjera të rendit të ditës janë :

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit  për tatimin në pronën e paluajtshme,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës,

Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. /Indeksonline/