18:50 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Intervista 12-orëshe e Thaçit nga Specialja

Po bëhen gjashtë orë prej kur ka nisur intervistimi i Presidentit Hashim Thaçi në Hagë nga prokurorët e specializuar pranë Gjykatës Speciale, raporton IndeksOnline.

Sot është dita e dytë e intervistimit të Thaçit, ku edhe dje ai u mor në pyetje për më shumë se gjashtë orë, kinse për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa para objektit ku ndodhen Zyrat e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, po qëndrojnë disa qytetarë në shenjë proteste kundër këtij intervistimi.

Ata në duar po mbajnë flamuj me emblemën e UÇK-së dhe pamflete ku shihen krimet e serbëve ndaj shqiptarëve./IndeksOnline/