18:05 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Intervista më qesharake, djali thotë se 120 euro në Kosovë s’ke ku i shpenzon (Video)

Në shumë raste qytetarët e Kosovës ikin nga kamerat, kurdo që i shohin ato.

Por një qytetarë në qendër të Prishtinës ka vendosur që të flas para kamerës e madje dhe të bëjë humor.

Ky i fundit ndër të tjerash ka folur edhe për jetën në Kosovë, artistët dhe politikën.

I riu në fjalë ka thënë madje se në Kosovë jeta është e mirë, pagat janë të mira dhe se gjithçka është në rregull, shkruan Indeksonline.

Sipas tij rroga 120 euro është mjaft e lartë pasi s’ke as ku i shpenzon.

Sensi i tij i humorit lë gojë hapur madje edhe gazetarin në fjalë e sigurisht edhe ju të gjithëve që do e dëgjoni./Indeksonline/