15:39 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Totti zbulon se si një tifoz romak shtyu burgun për ta takuar atë

I ftuar në Rai 1, kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, dha një intervistë e cila u titullua “Anekdotat e Francesco Totti-t”.

Gjatë kësaj interviste, Totti zbulon një përvojë mjaft interesante e cila i kishte ndodhur gjatë një vizite në burgun e Rebibias në Romë.

Këto janë fjalët e Tottit:

“Më bëri shumë përshtypje kur para disa kohësh mora pjesë në një aktivitet të organizuar në burgun e Rebibias në Romë. Pasi u mbyll aktiviteti u vura në dispozicion për të bërë foto me këdo që dëshironte.

Në radhë ishte një djalë që ngulte këmbë të ishte ai i pari që do bënte foto me mua. Gardianët mbanin rregullin, megjithatë kur erdhi puna te ky zotëria e toleruan, e lanë të kalonte pa radhë. ‘Po po, jam unë i pari që do bëj foto me kapitenin’, po afrohej gjithë qejf.

Më bëri kurioz pasi ishte shumë i ri për të qenë kapo dhe shumë i imët në trup për t’u patur frikë nga të tjerët që e lanë të kalonte.

Pasi bëjmë fotografinë, ku unë i hodha dorën në qafë, e ndaloj dhe e pyes: ‘Pse gjithë ky vrull për të qenë i pari në radhë?’

Më përgjigjet: ‘Kapiten, mua dënimi më mbaroi 1 javë më parë por kur mora vesh që ju do vinit për vizitë ju luta drejtorit të rrija 7 ditë më shumë brenda. Edhe sikur të jetoj 100 vjet, nuk e di a do më bjerë më rasti për të bërë fotografi me ty. Si rregull nuk lejohet, por i thashë drejtorit që nëse nuk më lejonte do bëja prapë ndonjë budallallëk jashtë për të qenë sot këtu i pranishëm. Tani do dal i lumtur, pasi jashtë më pret vajza ime 3 vjeçare…’ /Pjesa e Tretë/