15:23 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Eurodeputeti austriak: Dyshoj në fjalët e zyrtarëve që premtojnë liberalizim të vizave këtë vit

Lukas Mandl, deputeti austriak i Parlamentit Evropian në një intervistë për “Indeksonline” është shprehur shumë i kënaqur me punën e Kosovës në përmbushjen e kritereve që ishin kusht për liberalizimin e vizave. Sipas tij, 2/3 e punës drejt lëvizjes së lirë së qytetarëve të Kosovës është kryer, ndonëse mbetet e pa kompletuar deri sa të jepet vendimi edhe nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Por, Mandl nuk jep një datë se kur do të merret ky vendim, duke dyshuar në fjalët e zyrtarëve që premtojnë liberalizim deri në fund të këtij viti.

Po ashtu, eurodeputeti ka folur edhe rreth idesë së ndërrimit të territoreve, të cilën e ka konsideruar si një veprim që nuk ofron zgjidhje por sikur në kohët e kaluara, vetëm konflikt, tha Mindl për “Indeksonline”.

Mandl ka inkurajuar qytetarët e Kosovës të përfshihen në procese. Madje ai të rinjtë i ka konsideruar si pasuri, që në të ardhmen Kosovën mund ta shndërrojnë në“Silicon Velley”, për shkak të potencialit që kanë në teknologji.

Ndryshe, Deputeti austriak është njëri nga përkrahësit e Kosovës dhe duke qenë pjesë e Parlamentit Evropian është një zë i fuqishëm brenda këtij institucioni në favor të shtetit të Kosovës. Ashtu, siç ka qenë në krah të Kosovës kur u votua pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.

Indeksonline: Tash që Parlamenti Evropian ka votuar pro Liberalizimit të vizave për Kosovën, a jemi afër që të lëvizim lirshëm në Evropë?
Lukas Mandl: Po, ju po afroheni çdo herë e më shumë. Para së gjitha përmbushja e kritereve nga Republika e Kosovës, isha më shumë se i gëzuar kur këtë vit para pashkëve ju vendosët rreth çështjes së kufijve, dhe më pas Komisioni Evropian aprovoi përmbushjen e kritereve si i sundimit të ligjit, që natyrisht ende ka nevojë të zhvillohet por kriteri është përmbushur. Kështu që, vendimi tani ishte te Parlamenti Evropian, i cili votoj javën e kaluar me shumicë votash, me 420 vota në favor të favor të liberalizimit të vizave përkundër 186 votave që kishin kundër. Kurse, tani çështja e vizave është në fushën e shteteve anëtare. Shtetet e anëtare të Bashkimit Evropian duhet të votojnë, dhe nëse votojnë në shumicë pro liberalizimit të vizave për Kosovën, pas shumë vitesh puna për liberalizimin e vizave do të jetë efektive. Po punojmë për këtë dhe po mundohem të bind përfaqësuesit e shteteve anëtare, të cilët i kam takuar edhe këtyre ditëve të fundit në Prishtinë, që të ndjekin edhe vendimin e parlamentit e të jetë në favor të liberalizimit të vizave. Ajo çfarë kam mësuar në parlament është që disa anëtarë nga shtete të ndryshme të BE-së, janë duke pyetur për numrin e madh të azil kërkuesve do të vinë mbas liberalizimit të vizave. Unë të gjithë i informoi me shembullin në Austri, ku numri i azil kërkuesve nga Kosova për viza ka rënë shumë, që prej marrëveshjes bilaterale mes të dy shteteve dhe që kur njerëzit e Kosovës e din që jo vetëm në Austri por në asnjë vend në Evropë nuk ka shanse për azil. Kjo për arsye se Kosova është një shtet i sigurt dhe është një republikë 10 vjeçare që ka sfida, por mbi të gjitha është një shtet i sigurt që nuk mund ta lësh dhe të marrësh azil në asnjë vend të Bashkimit Evropian. Kështu, duhet të jap për mesazh për njerëzit në Kosovë por edhe kolegët e mi në Bashkimin Evropian që nuk duhet të kenë frikë nga kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave. Pasi që liberalizimi i vizave nevojitet për punë, rritje ekonomike, marrëdhënie biznesi, natyrisht edhe vizita te familjarët dhe miqtë por kur të arrihet liberalizmi i vizave, si në pesë shtetet e Bashkimit Evropian do të ketë më shumë mundësi biznesi, madje edhe më lehtë sepse mundësit do t’i afrohen Kosovës. Do të jetë më e lehtë, të negociosh, të gjesh interes të përbashkëta në shërbime dhe kështu liberalizimi i vizave është shumë e rëndësishme në punët e ardhshëm dhe të mirën e Kosovës. Kjo para së gjithash është interesi i të gjithë Evropës, që të Kosova të jetë e qëndrueshme dhe ajo po bëhet gjithmonë më e begatë. Kjo është arsyeja se pse liberalizimi i vizave është kaq i rëndësishëm.

Indeksonline: A mendoni se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, si për shembull luftimin e krimit dhe korrupsionit?
Lukas Mandl: Të luftosh krimin dhe korrupsionin është një proces i vazhdueshëm, jo vetëm në Kosovë por në secilin shtet në botë. Sikurse, sundimit të ligjit dhe i demokracisë, është një proces që vazhdon në secilin shtet dhe në secilin sistem në botë. Kriteret që Kosova duhej të përmbushte ishin shumë, por Komisioni Evropian e ka aprovuar përmbushjen e tyre, për të cilat edhe e uroj Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.
Dhe e dyta, normalisht që ka ende gjëra që duhet të arrihen dhe ne duam që të inkurajojmë Republikën e Kosovës. Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë po mbahet në Prishtinë, ashtu siç mbahet dy herë në vit dhe të arriturat e këtij parlamenti ishin shumë më të mëdha se ato të para më shumë se gjysmë viti më parë. Sepse ne vendosëm në shumicë në një marrëveshje të përbashkët dhe vendosëm për çështjet e përbashkëta të kohës tonë, sigurisht sundimin e ligjit.
Dua t’i inkurajojë njerëzit e Kosovës që të kenë besojnë në sistemin e tyre, por kjo nuk nënkupton që duhet të pëlqesh çdo gjë që ndodh në sistemin tuaj, por unë inkurajojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të përfshihen dhe të ndërlidhjen me politikat dhe organizatat joqeveritare, media dhe natyrisht në biznese, në të gjitha pjesët e shoqërisë në mënyrë që të forcojnë këtë shtet. Dua të jap një shembull të shtetit tim, Austrisë që kur për herë të parë ajo u mundua të krijonte një republikë, 100 vite më parë dhe ne dështuam. Ne duhet ta pranojmë që dështuam të krijojmë një republikë, por tash Kosova 10 vite pas pavarësisë është në gjendje shumë më të mirë se Austria mbas 10 viteve. Austria dështoj për shkak të mosbesimit të njerëzve, Austria u kriminalizua më pas. Por shpresojë që kjo të mos ndodh me Kosovën, jeni në rrugë të mirë dhe kam mendimin që njerëzit e Kosovës meritojnë shtetin e mirë, por ai nuk krijohet nga jashtë por nga brenda dhe nuk krijohet nga lartë-poshtë por poshtë-lartë. Dhe kjo është arsyeja se pse dua të inkurajojë njerëzit në Kosovë që të përfshihen në sistemin e tyre, jam shumë i lumtur që nuk jam takuar vetëm me prijës politikë por edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe janë shumë njerëz që janë dhe duan të përfshihen në shtet. Ju lutem, bëhuni bashkë edhe pse keni shumë miq në botë, si Austria, Parlamenti Evropian dhe shumë miq të tjerë që duan të ju ndihmojnë por miqtë mund të ju hapin dyert por t’i i vetëm duhet të kalosh përmes asaj dere. Besoj që shumë qytetar të Kosovës e bëjnë atë gjë çdo ditë, dua t’i inkurajojë ata që ta vazhdojnë dhe të tjerët që të përfshihen, sepse do ta shndërrojnë shtetin në një shtet shumë të suksesshëm.

Indeksonline: Nëse gjithçka shkon mirë, a mendoni që kosovarët do mund të lëvizën të lirshëm deri në fund të vitit?
Lukas Mandl: Nuk ka një datë dhe një kohë të programuar për të votuar shtetet anëtare të Këshillit, por le ta themi kështu se secili zyrtar që premton se do të ndodh këtë vit, do të dyshoja në këtë sepse askush nuk e di sot. Unë punojë për atë çështje, ne punojnë, të tjerët, miqtë punojnë për të biseduar me shtetet anëtare, të ju ofrojmë argumente për liberalizimin e vizave por ne ende nuk e dimë kur shtetet anëtare do të jenë gati që të votojnë me shumicë në favor të vizave për Kosovën. Pra, ne nuk e dimë ende por po punojmë shumë në këtë çështje. E kam thënë për shumë vite, se kjo gjë është në duar të Republikës së Kosovës, dhe që nga marsi kur janë plotësuar kriteret dhe tani është në duart e Bashkimit Evropian, dhe ky i fundit i ka përmbushur pothuajse 2/3 e rrugës, Komisioni e aprovoj përmbushjen e kritereve, Parlamenti votoi në favor të liberalizimit të vizave. Këto janë dy hapat e parë dhe i fundit, i treti është vendimi i shteteve anëtare. Koha dhe vendi nuk janë akoma të programuara por do të jem shumë i lumtur kur të programohet dhe rezultati të jetë i mirë.

Indeksonline: Në këtë situatë që jemi, cilat do të ishin hapat e ardhshëm që Kosova duhet ti marr në mënyrë që t’i afrohet integrimit evropian?
Lukas Mandl: Sundimi i ligjit gjithmonë luan një rol kurcial, ashtu siç e kam përmendur ndarja e fuqive, është fuqia legjislative që bënë ligjet, është fuqia e qeverisë që drejton administratën dhe gjyqësori ku hynë gjykatat dhe ku sundimi i ligjit është efektiv. Është shumë e rëndësishme të ndiqet ndarja e fuqive dhe të zhvillohet ashtu siç duhet të zhvillohet në Austri dhe në të gjitha vendet në botë. Kosova gjithashtu duhet ta zhvilloj dhe kjo nënkupton që të kërkohet si qytetar, që gjykata të bëjë punën e saj siç duhet dhe në kohë të duhur dhe të përfshihet, e jo të ndijë veten se nuk mund të jetë pjesë apo të reagojë, por të jetë si një qytetar që ndihet aktiv dhe të jetë i fuqishëm, të kërkojë që administrata të punojë, gjykata të punojë dhe të kërkojë nga legjislatorët të bëjnë punën e tyre.
Të përfshihesh është shumë e rëndësishme dhe është pjesë e ndërtimit të shtetit, kjo është një hap shumë i madh drejt integrimit evropian të Kosovës. Të forcosh aty ku është forca, që të mos i ndahesh edukimit, vërtetë e vlerësoj se si shumë njerëz e bëjnë këtë, ata janë aktiv në media por edhe inxhinier kompjuterike, arkitektë dhe ka shumë kompani austriake të cilët llogarisin në të rinjtë e Kosovës që bëjnë programe kompjuterike për ta. Kam një vizion në Kosovë, por edhe më e rëndësishmja është që njerëzit e Kosovës të kenë një vizion për vetën dhe unë dua që tu tregojë një vizion për ta, dhe njëri është që Kosova të bëhet si “Silicon Velley” i Evropës, (rajon në Kaliforninë Veriore që shërben si qendër e teknologjisë, inovacionit dhe mediave sociale) i cili është vendi në Amerikë ku ndodh inovacioni teknologjik. Në rregull, në Kosovë ka të rinjtë të vet edukuar dhe në moshë të re, që janë të interesuar në inxhinierinë kompjuterike dhe janë të suksesshëm në këtë lëmi, kështu pse të mos jetë ata në gjendje të krijojnë “Silicon Velley” të Kosovës dhe në disa dekada më vonë të themi, se “SilcivonVelly” ishte si Kosova e Amerikës. Sepse atë ditë, do të thuhet se Kosova është vendi i inovacionit në epokën digjitale të Evropës. A nuk do ishte ky vizioni i duhur për Kosovën?
Ne duhet të zgjidhim shumë probleme dhe janë shumë çështje të hapura dhe sigurisht fqinjësia juaj nuk është e lehtë, dhe nuk është e lehtë merresh paqësisht me të, por duhet. Por pa marrë parasysh këto, ne duhet të krijojmë të ardhme pozitive, optimiste dhe vizionet si këto nënkuptojmë perspektivë, punë dhe begati që do të thotë edukim më të mirë, sistem shëndetësor më të mirë. Kjo është pse ju inkurajojë jo vetëm të zgjidhni probleme por të keni edhe ide për të ardhmen.

Indeksonline: Si e shihni gjendjen politike në Kosovës; cili është mendimi juaj për idenë e shkëmbimit të territoreve?
Lukas Mandl: Reagimi im i pari pasi që dëgjova për këtë propozim, ishe se në të kaluarën ndërrimi i territoreve, aq sa di, ishte pjesë e probleme në Ballkan dhe jo pjesë e zgjidhjeve. Reagimi i dytë ishte unë nuk kam të drejtën që të përfshihem nga jashtë dhe të them se çfarë duhet të jetë në agjendë në bisedimet mes dy shteteve fqinje.
Mund ta ndaj mendimin tim, dhe ai është se janë shumë çështje më të rëndësishme, jo vetëm dialogu por edhe ndërveprimi dhe të kuptuarit e dyanshëm në biznes, edukim, shëndetësi dhe fusha të tjera. Mund të ndaj mendimin tim, që në të kaluarën ndërrimi i kufijve ishte pjesë e problemeve dhe jo pjesë e zgjidhjeve, por nuk dua që të tregojë nga jashtë se çfarë duhet të jetë në agjendë. Vetëm kërkojë nga të gjitha anët e përfshira, që të qëndrojnë te çështjet më të rëndësishme për njerëzit dhe për mundësit e qytetarëve të thjeshtë./Indeksonline/