19:45 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Intervistë ekskluzive me kosovarin që luan tek skuadra e njohur spanjolle

Suksesi nuk është aksident,  është punë dhe dashuri për atë që e bën . Kjo do të ishte fjalia më e mirë për të përshkruar tregimin e futbollistit Fatbardh Latifit, i cili është duke shijuar momentet më të mira në karrierën e tij pas transferimit tek klubi spanjoll A.D Alcorcon.

Vetëm 19 vjeçar dhe ai ka arritur që të  bëj hapa gjigant në karrierën e tij. Karriera e tij filloi në klubin nga Super Liga e Kosovës, Ramiz Sadikut, pastaj u transferua tek K.F Llapi, por aty nuk kaloi shumë kohë ,, pasi që i erdhi oferta nga klubi spanjoll.

Indeksonline ka kontaktuar Fatbardhin dhe ka arritur të bëjë një intervistë me të.

G:A mund të prezantohesh për personat që nuk të njohin?

Fatbardhi:Unë quhem Fatbardh Latifi, jetoj në Prishtinë, jam 19 vjeçar, pozita qendër mbrojtës. Kam qenë pjesë e klubit të KF Ramiz Sadikut dhe KF Llapit.

G:  Si arrite në kontakt me ekipin spanjoll?

Fatbardhi: Puna ime disa vjeçare si futbollist ka bërë që të reflektojë edhe jashtë Kosovë, ku erdhi edhe interesimi nga klubi spanjoll A.D Alcorcon dhe jo vetëm…

G:A ka pasur ndonjë ofertë nga ndonjë ekip tjetër a po ka qenë vetëm Alcorcon?

Fatbardhi: Kam pasur dhe vazhdojë të kem.

G: Në faqën zyrtare të ekipit spanjoll ende nuk rezulton emri yt në listën e lojtarëve. Kur pritet të regjistrohet emri yt për të pasur mundësin që të debutosh?

Fatbardhi:Së shpejti.

G:A ke filluar të stërvitesh me pjesën tjetër të ekipit?

Fatbardhi: Po sigurisht, prej ditës së parë që jam bërë pjesë e ekipit.

G:Si ka qenë pritja e trajnerit dhe bashkëlojtarëve të ri?

Fatbardhi: Kam gëzuar mikpritje mjaft të mirë nga lojtarët dhe stafi i klubit.

G: A është pikësynim i yti tash te luash për përfaqësuesen e Kosovës apo ke ndonjë plan tjetër?

Fatbardhi:Pikësynimi im, është që forma ime dhe stërvitjet e mija të jenë në nivel të duhur dhe për të tjerat mbetët të shihet.

G: Pas transferimit, a ke pasur ndonjë kontakt me trajnerin Challanders apo me Rafet Prekazin apo Panucci?

Fatbardhi: Kam pas ca biseda, por deri më tani jo diçka konkretet.

G: Largohemi nga situata e tanishme, flasim për dëshirat dhe planet tuaja. Në cilin ekip keni ëndërr të luani?

Fatbardhi: Normalisht unë synoj ende më shumë se kaq, ëndrra ime është të bëhem pjesë e një klubi të madh siç është Real Madrid.

G: Cili është lojtari i juaj i preferuar?

Fatbardhi: Lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, është shembull konkret për të rinjtë që dëshirojnë të arrijnë majat e futbollit dhe duhet patjetër ta ndjekin punën vullnetin, dëshirën dhe qëllimin e tij.

G: Pyetja e fundit, cili është mesazhi juaj për lojtarët e rinj që luajnë në Kosovë?

Fatbardhi: Mesazhi im për të rinjtë që luajnë në Kosovë është, besoni te ëndrrat tuaja, shpresojë që një ditë një nga ju të jetë në vendin tim.

Ekipi ku do të luaj së shpejti Fatbardh Latifi, bën gara ligën e dytë spanjolle, gjendët në pozitën e katërt me 21 pik dhe është ndër kandidatët kryesorë për të qenë pjesë e La Ligës sezonin e ardhshëm./Indeksonline/