14:00 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Intonohet himni i Kosovës në Pragë dhe flamuri valoi përkrah atyre të shteteve mike

Ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në varrezat e qytetit të Pragës, në shënim të 100 Vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës.

Sipas Vllahiut, në këtë ceremoni u intonua edhe himni i Kosovës dhe flamuri i shtetit të Kosovës valoi përkrah flamujve të shteteve mike: SHBA-së, Francës, Çekisë, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë e Holandës, shtete që u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre, shkruan Indeksonline.

“Një kurorë me lule në nderim të viktimave dhe në shënim të 100 Vjetorit të Armëpushimit (Armistice Day) që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Francës, me bandin ushtarak, në varrezat e qytetit të Pragës, u intonua himni i Kosovës dhe flamuri i shtetit te Kosovës valoi përkrah flamujve të shteteve mike: SHBA-së, Francës, Çekisë, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë e Holandës, shtete që u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre”, ka shkruar Vllahiu./Indeksonline/