11:15 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Inxhinieri i Apple: Puna me Steve Jobs, arsyeja pse jam divorcuar

Steve Jobs konsiderohet si një vizionar, i cili ishte përgjegjës për ndryshimin e botës duke udhëhequr kompaninë Apple në krijimin  e Iphone, pëcjellë Indeksonline.

Por,  në librin e ri të autorit Brian Merchant thuhet se ambienti i punës dhe presioni i lartë i ka kushtuar punëtorëve me martesat e tyre.

Në librin e titulluar “The One Device: The Secret History of the iPhone”, Merchant krijuesin e Apple e portretizon si një taskmaster, i cili ka vënë anëtarët e kompanisë kundër njëri- tjetri, duke rezultuar kështu në rezultate personale katastrofike.

Punonjësve të projektit të iPhone iu tha se do të duhej të hiqnin dorë nga vikendet për disa vite deri sa ta përfundojnë produktin, thuhet në libër.

Inxhinier i lartë i iPhone,  Andy Grignon, e quajti punën “profesionalisht një nga kohët më të këqija të jetës sime”, dhe pretendoi se “iPhone është arsyeja që unë jam i divorcuar”.

Jobs ndau ekipin e iPhone në dy grupe detyra të referuara si P1 dhe P2, duke i vendosur ato kundër njëri-tjetrit.

P1 u ngarkua me shtimin e funksionalitetit të telefonit në iPod ekzistues. Ndërsa, P2, ekipi fitues, u ngarkua në dizajnimin e telefonit, i cili është i përhapur tani kudo.

Siç Merchant thotë, tensionet ishin aq të larta sa drejtuesit e dy ekipeve menzi toleronin të uleshin në të njëjtën dhomë së bashku.

Jobs gjithashtu këmbënguli në një nivel intensiv të fshehtësisë për projektin, pjesërisht për shkak se, siç e përshkroi një punonjës, ai ishte  paranojak.

Ai zgjodhi zyrën për të punuar në projekt për shkak se nuk kishte dritare.

Më tutje në libër, në të cilën ndahen eksperiencat e punonjësve të Apple, thuhet se Jobs kishte shkarkuar nga puna punëtorët pa ndonjë paralajmërim.

Libri gjithashtu tregon se Jobs ishte një nga pengesat më të mëdha për suksesin e iPod dhe krijimin e iPhone, pavarësisht nga rolet e tyre të shquar në trashëgiminë e tij.