22:35 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inzaghi ka “dy fjalë” për Valon Berishën

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha.

Në një intervistë për “Tuttomercato24”, tekniku italian ka thënë se Berisha ka konkurrencë të fortë ne pozitën e tij por që do të ketë minutazh edhe për të.

Valon Berisha po stërvitet shumë dhe jam i kënaqur me atë që po tregon. Ai ka konkurrencë të fortë në pozitën e tij, por do të ketë ndeshje të mjaftueshme për të luajtur. Pres që ai t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme këto mundësi për të treguar se është një profesionist i vërtetë”, është shprehur Inzaghi.

Valon Berisha ka zhvilluar vetëm tri ndeshje këtë sezon për Lazion, dy në Europa League dhe një tjetër në Serie A. /IndeksOnline/