22:33 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

iOS 12.1 do të përmirësojë cilësinë e fotove selfie në iPhone XS

Që nga debutimi i iPhone XS, kritikat në drejtim të kamerës së telefonit vetëm sa janë shtuar.

Përdoruesit ankoheshin sepse kamera frontale e telefoni paraqiste lëkurën tejet të lëmuar.

Menjëherë shpërtheu vala e komenteve #beautygate në drejtim të Apple e cila pretendon se ndryshe nga Samsung, nuk përdor filtra.

Sipas The Verge, Apple ka përgatitur një përditësim me iOS 12.1 i cili duhej të adresojë këtë efekt që shfaqet jo vetëm tek iPhone XS por edhe XR tashmë.

Duke përdorur efektin Smart HDR, kamera gabimisht zgjedhë frekuencën bazë të gabuar gjatë përpunimit të HDR-së duke bërë që fotot selfie të shfaqen më të lëmuara se ç’janë në të vërtetë.

Rezultati është humbje cilësie me kamerën frontale ndërsa me iOS 12.1 do të zgjidhet frekuenca bazë më e mprehtë e fotos.

iOS 12.1 është në beta publike aktualisht dhe së shpejti mbërrin për mbarë përdoruesit.

Temat: