22:08 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

iOS 12, këto janë risitë që do të sjellë përditësimi i ri (Foto)

Javën e ardhshme do të mbahet konferenca e ardhshme e Apple ku do të tregohen risitë e përditësimit të ri. IOS 12 raportohet se do të ketë disa surpriza.

Me iOS 12 Apple thuhet se po fokusohet më shumë në stabilitetin e të gjitha programeve.

Njoftimet e personalizuara pritet të jenë risi i përditësimit të ri. Me iOS 12, Apple do të ndryshoi diçka nga “Nottifications”, shkruan Indeksonline.

Me iOS 12, poashto do të ketë përmirësim në dukjen e ekranit. Modeliteti i errët pritet të ketë përmirësime. Ky modalitet pritet që të ndikoi edhe në jetëgjatësinë e baterisë.

Thirrjet e grupit në FaceTime poashtu do të jenë risi i përditësimit të ri.

Kur bëhet fjalë për asistentë të zgjuar, Siri është qartë pas Alexa Amazon dhe Asistent Google. Përmirësimet thuhet se do të ndodhin dhe do të konkurrojnë me rivalët./Indeksonline/

Temat: