12:05 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / L K

iOS17, ndryshon butoni i kuq në iPhone ku përfundohet telefonata, ja pozicioni i ri

iOS17, versioni i ri i sistemit operativ të Apple do të sjellë disa ndryshime. Një nga opsionet që është i përditshëm dhe që do të ndryshojë është ndalimi i telefonatës.

Ikona e kuqe me të cilën përfundohet telefonata do të ndërroj vend.

Ajo nuk do të jetë më në pjesën e mesit, por në këndin e pjesës së poshtme të ekranit.

Poashtu gjaë telefonatës do ndryshohen disa opsione si fikja e zërit, ndezja e tastierës, shtimi i njerëzve në telefonatë dhe kalimi në FaceTime.

Versioni iOS17 do të jetë aktiv nga shtatori./Indeksonline/