17:35 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ipeshkvia sqaron: A kishte tentim vetvrasje në Katedrale?

Ipeshkiva e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me lajmin për një tentim vetëvrasje në Katedralen e Prishtinës.

“Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.”, thuhet në komunikatë të Ipeshkvisë, transmeton Indeksonline.

Siç thuhet në komunikatë ka  qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

“Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm”, thuhet në deklaratën e Ipeshkvisë.

Ndryshe, për këtë rast, lexoni edhe – Informatë për tentim vetëvrasje te Katedralja, intervenon policia./  

/Indeksonline/