11:54 / E Enjte, 22 Tetor 2020

iPhone 12, ekspertët kritikojnë për baterinë e tij

Ekspertët e teknologjisë kanë pasur mundësinë të provonin iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro. Edhe pse vlerësimet janë kryesisht pozitive, ekspertët kanë kritikuar kur fjala për baterinë e modelit të fundit.

iPhone 12 Pro Max ishte njoftuar se do të ketë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë nga çdo model i ri. Por, në provat e para kjo gjë nuk është vërtetuar, shkruan Indeksonline.

Në rrjetin 5G, bateria e iPhone 12 zgjati 8 orë e 25 minuta (08:25:00), ndërsa në iPhone 12 Pro jeta e baterisë ishte 09:06:00. Duke përdorur një rrjet 4G, iPhone 12 “zgjati” 10:23:00 dhe iPhone 12 Pro 11:24:00.

Bazuar në këto statistika, rrjeti 5G, ka ulur jetën e baterisë në iPhonin e ri në 20%./Indeksonline/