22:15 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

iPhone 14 sjell risi në teknologji

Apple thuhet se ka zgjedhur një furnizues të ri për kamerën e saj të përparme për ta bërë atë “të nivelit më të lartë”.

Sipas mediave të huaja, furnizuesi koreano-jugor LG Innotek do të instalojë kamerën e re selfie në iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro të ardhshëm, sipas një raporti të së hënës nga ET News, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë.

Veç kësaj, kamera e përparme do të vijë gjithashtu me një funksion të fokusimit automatik, thuhet në raport.

iPhone 14 pritet të lansohet në vjeshtë, dhe gjithashtu thuhet se “do të heqë qafe” iPhone Mini, duke lënë një iPhone 14, iPhone 14 Pro, iPhone 14 Max dhe iPhone 14 Pro Max.