15:02 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

iPhone do të prezantoi modelin me kamerë të trefishtë (Foto)

Spekulimet e fundit nga kompania e Apple flasin se gjiganti i prodhimit të telefonëve do të prezantoi diçka që se kishte bërë më parë.

Shumë media të afërta me kompaninë bëjnë të ditur se Apple modelin e radhës do ta ketë me kamerë të trefishtë.

Ky model do të jetë më i madhi për nga madhësia, 6.5 inç. Kompania e parë që solli diçka të tillë është Huaweii, ndërsa Apple po synon ta imitoi atë.

Apple mund të përdorë thjesht kamerën e tretë për ndjeshmërinë e thellësisë dhe rritjen e cilësisë së imazhit./Indeksonline/

Temat: