08:04 / E Martë, 23 Gusht 2022 / GF

iPhone juaj ka një truk të fshehur, por tepër të zgjuar që duhet ta përdorni çdo ditë

Edhe fansat e Apple që kanë pasur një iPhone prej vitesh mund të mos e dinë këtë “truk të zgjuar”. Është një shkurtore e Apple në cilësimet e aksesueshmërisë, e quajtur “triple click”. Nëse keni një iPhone me Face ID, mund të aktivizoni disa veçori duke klikuar tri herë në butonin anësor.

Është gjithashtu e mundur ta bëni këtë me butonin Home nëse iPhone juaj ka një të tillë. Mund të vendosni shumë veçori të ndryshme në “triple click”, në varësi të nevojave tuaja. Për të gjetur këtë “truk të zgjuar” të iPhone shkoni te Settings > Accessibility > Accessibility Shortcut.

You can activate any of these features with the 'triple click' iPhone trick

Pastaj zgjidhni funksionin që dëshironi më shumë. Ju gjithashtu mund të ndryshoni shpejtësinë e aktivizimit të klikimeve në mënyrë që të mos përfshiheni aksidentalisht. Truku mund të përdoret për të aktivizuar një funksion zmadhimi ose për të nisur kamerën e integruar të zmadhuesit të iPhone.

Mund ta përdorni gjithashtu për të nisur funksionin Voice Control që ju lejon të përdorni iPhone pa duar. Ky truk është po ashtu një mënyrë e shkëlqyer për të hyrë në “Background Sounds”. Ky është një truk i zgjuar që luan zhurmën e shiut ose tingujt e oqeanit për t’ju ndihmuar të flini.

“Three-click” nuk duhet të ngatërrohet me trukun e ngjashëm “Five-click”, që është një mënyrë e shpejtë për të kontaktuar shërbimet e urgjencës. Shkoni te Settings > Emergency SOS për ta aktivizuar këtë veçori.

Më pas shtypni pesë herë butonin anësor ose të sipërm për të tërhequr lart rrëshqitësin “Emergency SOS”. Më pas tërhiqni rrëshqitësin e urgjencës për të filluar thirrjen (telefonatën). iPhone do të dërgojë vendndodhjen tuaj aktuale te kontaktet tuaja të Urgjencës dhe te shërbimet e urgjencës. Kontaktet do të marrin gjithashtu përditësime nëse vendndodhja juaj ndryshon.