iPhone X edhe zyrtarisht fillon të shitet në Kosovë
Apple ka nisur edhe zyrtarisht ta shesë iPhone X në Kosovë. Modeli më i ri i iPhone është tani i disponueshëm në 14 shtete, një nga to edhe Kosova.
Me anë të një njoftimi, gjiganti i telefonëve njofton se iPhone X ka filluar të shitet në Kosovë, Shqipëri, Afrika e Jugut, Bosnja, Kamboxhia, Koreja e Jugut, Makau, Maqedonia, Malajzia, Mali i Zi, Serbia, Tajlanda dhe Turqia.
iPhone X ka debutuar në shtator në tregjet e mëdha para se të vije edhe tek ne./Indeksonline/