15:26 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

IPK konfirmon arrestimin dhe bastisjen e policit që arrestoi vëllain e Selimit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar pas një hetimi rreth dymujor ka arrestuar një të dyshuar duke realizuar edhe një bastisje në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Indeksonline me heret raportoi se bëhet fjalë për zyrtarin policor me iniciale A.I i cili disa ditë më herët arrestoi vëllahin e Rexhep Selimit, Ramadanin.

Policia në një njoftim për media ka dhënë detaje lidhur me ketë rast.

Me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e IPK-së kanë realizuar edhe urdhëresën për bastisje në Prishtinë me dyshimin se zyrtari policor A.I. , hetues në Stacionin Policor – Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Sot (09.03.2018) hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku janë konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thuhet në një komunikatë të IPK-së.

Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Arrestohet dhe bastiset shtëpia e policit që arrestoi vëllain e Rexhep Selimit