75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

IPK shënoi përvjetorin e 12-të të themelimit (Foto)

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit në ceremoninë e organizuar në të cilën morën pjesë përfaqësues të MPB-së,  institucioneve ndërkombëtare në Kosovë si ICITAP-i amerikan, OSBE-ja EULEX-i, agjencive homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe të tjera.

Me këtë rast Ushtruesja e Detyrës së Kryeshefes së IPK-së, Miradie Kelmendi theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i  kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë së Kosovës për të siguruar një polici të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike.

“Krahas fuqizimit të kompetencave të organizatës në fushën e hetimit penal, nuk është ndalur edhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe sot ne jemi mbledhur këtu të falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të Inspektoratit Policor të Kosovës” – tha ndër të tjera Kelmendi.

Zëvendës ministri i MPB-së Izmi Zeka në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni shprehu gatishmërinë e MPB-së për përkrahjen e IPK-së.

“Si një organi i jashtëm mbikëqyrës për policinë,  IPK do të përkrahet që në punën e saj të ketë profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të plotë operative” – theksoi  Zeka duke shtuar se puna profesionale e IPK-së ka fuqizuar në vazhdimësi Policinë e Kosovës.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesja e ICITAP-it amerikan Kimberly Riffe e  cila nga Inspektorati Policor pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së.

Gjatë kësaj ceremonie mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe misionit të EULEX-it si dhe për një numër të punonjësve të IPK-së./Indeksonline/

 

Temat: