16:36 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qalaj takon Kryeshefen e re të IPK-së, dakordohen për bashkëpunim mes dy institucioneve!

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj  më bashkëpunëtorë, është takuar  sot me Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës-së, Miradije Kelmendi.

Me këtë rast Qalaj  e përgëzoi znj. Kelmendi  për përzgjedhjen e saj në  pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroi suksese në punën e saj, shkruan Indeksonline.

Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi falënderoi z.Qalaj për vizitën dhe bashkërisht u dakorduan  për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë dhe Inspektoratit Policor.

“Bashkëbiseduesit në këtë takim u pajtuan  se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve si dhe për angazhim maksimal dhe luftë të pa kompromis ndaj dukurive negative që mund të shfaqen në Policinë e Kosovës si institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë e qytetarëve”, përfundon njoftimi./Indeksonline/