13:10 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Irani do të lëshojë tre satelitë në muajt e ardhshëm

Shefi i Agjencisë iraniane të Hapësirës (ISA) Morteza Barari, në një takim me disa parlamentarë, njoftoi se vendi do të nisë tre satelitë në orbitë, shkruan Indeksonline.

Barari njoftoi që tre satelitët e rinj do të lansohen në fund të vitit aktual iranian.

Satelitet janë dizajnuar dhe prodhuar nga ekspertë vendas.

Irani në vitet e fundit ka bërë përparime të mëdha në teknologjinë e hapësirës falë përpjekjeve të bëra nga shkencëtarët vendas./Indeksonline/