07:13 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Irani ndërpret elektricitetin për gërmuesit e kriptomonedhave

Marrëdhënia e Iranit me sektorin e gërmimit të kriptomonedhave është acaruar së fundmi. Qeveria vendosi të kufizojë këtë aktivitet ndërsa përpiqet të ulë ngarkesën me furnizimin me energji elektrike të vendit pavarësisht se i sheh kriptomonedhat si një mënyrë për të shmangur sanksionet globale.

Elektriciteti për 118 operatorët e gërmimit të kriptomonedhave do të shkëputet pas datës 22 Qershor përpara sezonit të pikut.

Bitcoin është njohur dhe përdorur si një mjet për të shmangur embargot tregtare në mbarë botën. Irani po vuan sanksionet Amerikane të cilat ja kanë ndaluar edhe aksesin në sistemit financiar ndërkombëtar.

Në 2019-ën vendi i Lindjes së Mesme e ka njohur aktivitetin si të ligjshëm e madje filloi të lëshonte licenca për gërmuesit të cilët ju kërkohet të paguajnë më tepër për elektricitetin.

Vitin e kaluar qeveria u detyrua të ndërpriste elektricitetin për gërmuesit pasi pati një kërkesë të lartë. 4.5 përqind e gërmimit të kriptomonedhave në mbarë botën bëhet në Iran. /PCWorld Albanian