23:07 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Irani: SHBA do të goditet rëndë nëse nuk ka armëpushim në Gaza

Irani tha të dielën se SHBA-ja do të “dëmtohet rëndë” nëse Uashingtoni nuk zbaton një armëpushim në Gaza, sipas deklaratave të ministrit të mbrojtjes të përcjella nga agjencia e lajmeve Tasnim.

“Këshilla jonë për amerikanët është që të ndalojnë menjëherë luftën në Gaza dhe të zbatojnë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë”, tha Mohammad Reza Astiani.

Pas sulmit të papritur të marrë nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor, izraelitët kërkojnë të shkatërrojnë organizatën e armatosur palestineze. Irani i konsideron SHBA-të si “të përfshira ushtarakisht” në konflikt./abcnews.al