09:13 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Irinej: Vuçiç, një luftëtar si ‘luan’ për Kosovën

Patriarku i Serbisë, Irinej konsideron se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është një luftëtar i pashembullt kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Unë ende mendoj se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është një luftëtar si ‘luani’, kur bëhet fjalë për Kosovën, është i pashembullt.”, ka thënë ai në një intervistë për Novosti- transmeton Indeksonline.

Sipas tij, qëndrimi shekullor i Kishës serbe mund të shihet si një ndihmë, dhe jo përkeqësim i situatës.

“Nuk mundemi e as nuk guxojmë të japim atë çfarë është me shekuj e jona, e çfarë kurrë në histori nuk i takuar shtetit shqiptar, pa marrë parasysh se është marr me anë të okupimit nga shtetet ndërkombëtare. Ky është qëndrimi unik i Kuvendit të Kryepeshkopisë dhe shumicës së madhe të besimtarëve tanë”, ka thënë patriarku./Indeksonline/