14:35 / E Premte, 23 Shtator 2022 / B O

Irlanda Veriore futet në krizë një ditë para ndeshjes me Kosovën

Situata të Irlanda Veriore nuk është aspak e këndshme, një ditë para lojës me Kosovën. Superylli i skuadrës, Kyle Lafferty është përjashtuar nga përfaqësuesja.

Një video e shfaqur e sulmuesit duke përdorur gjuhë seksiste ka bërë që selektori ta largojë atë nga kampi irlandez.

Për videon e publikuar, Federata e këtij shteti ka njoftuar se ka hapur rast ndaj sulmuesit dhe i njëjti do të mungojë ndaj Kosovës e Greqisë./Indeksonline/