18:55 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ironizon kryetari i një Dege: Largohem nga VV-ja, dua të bëjë pazare!

Kryetari i Degës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kaçanik, Avni Tafili ka ironizuar përmes një statusi në “Facebook” duke thënë se ka pushuar aktivitetin nga partia e Albin Kurtit.

Duke përdorur sarkazëm, ai theksoi se vendimin e ka marrë si rrjedhoje e pakënaqësisë duke menduar se Lëvizja do t’i dhurojë ndonjë tender.

“… ose post qe mund te fitoj shume para, pa u munduar e pa u lodhur shume. Dhe kur e kuptova se ne Vetevendosje! do te thotë pune me nder, qe duhet shume angazhim per drejtesi, i rashe pishman”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te dashur aktiviste, miq e përkrahës,

Ju njoftoj se prej sot pushoj aktivitetin tim ne Levizjen VETEVENDOSJE!, dhe vendimin per te vazhduar aktivitetin tim politik ne ndonje subjekt tjeter, ku mund te fitoj, dhe ku mund te bej pazare me pasurine dhe fatet e qytetareve, dhe ku mund te blej ndonjerin prej jush, te me behet argat per nje e dy copa buke, ju njoftoj ne ditet ne vazhdim. Pra, subjektin qe do zgjedhi varet nga pazari qe bej; sidomos aty ku mund te shfrytezoj si te dua, sa te dua e kur te dua.

Ky vendim pra, vjen si rrjedhoje e pakenaqesise sime, se kam menduar se Levizja do te me dhuroje ndonje tender a post qe mund te fitoj shume para, pa u munduar e pa u lodhur shume. Dhe kur e kuptova se ne Vetevendosje! do te thote pune me nder, qe duhet shume angazhim per drejtesi, i rashe pishman.

Jam ne ankand. Jam lojtar; qendersulmues po jam i forte edhe ne anesore.

Ju falemnderit.

#sarcasm