10:02 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Barnatoret e mbyllura pas orës 00:00 në Kaçanik, reagon Vetëvendosje!

Dega e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kaçanik ka reaguar ndaj mospërfilljes së orarit të pasmesnatës nga disa barnatore në qytetin e tyre.

Kryetari i LVV-së, Avni Tafili ka kritikuar udhëheqjen komunale, të cilët i ka quajtur “udhëheqje pa shpirt dhe pa vullnet e dashuri”.

Reagimi i plotë:

Pas ores 00.00 ne Kaçanik te gjitha barnatoret mbyllen. Edhe pse eshte lidhur një marrëveshje dhe është marr një vendim per kujdestari, nuk eshte zbatuar.

Pra, nëse keni nevoje per barna, ju duhet te bëheni mjeku e farmacisti, e t’i shkruani vetes ilaçe, te pini uje me a pa sode, t’i bëni çorapet me uthull ne rast temperature etj.

Udhëheqja e Komunës fle. Mire është. Një komune e udhëhequr nga një udhëheqje pa shpirt, pa vullnet e dashuri.