13:40 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa i uron shërim të shpejt Boris Johnsonit, thotë se bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se me shqetësim po përjeton gjendjen shëndetësore të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johson, të prekur nga COVID-19.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë, Mustafa tha se bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të prekur nga Covid -19.

Uroj që sa më shpejtë të shërohet dhe të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij dhe vendin mik të Kosovës. Bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, me plotë energji pozitive dhe forcë! IM