09:37 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Sot janë tri mësymje ndaj Hotit, nëse jeni me kryeministrin, jeni edhe me SHBA-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se sot janë tri mësymje ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

” Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i tij i plotë:  

Të nderuar miq,

Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.

Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.

Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM