Isa Mustafa takim përshëndetës me ambasadorin Greg Delawie
Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa për një takim përshëndetës ka pritur Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka falenderuar Ambasadorin Delawie, për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës.
Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Delawie biseduan edhe për çështjet tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e SHBA-ve.