20:47 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit ‘provokon’ Ledrin me gjoksin jashtë (Foto)

Erjona Suljemani, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar të përfaqësuses zvicerane Blerim Xhemaili është më se e përfolur në mediat rozë.

Ndarja nga futbollisti, e më pas deklaratat e saj ‘bombastike’ kanë bërë që ajo të jetë e komentuar edhe në mediat e huaja, shkruan Indeksonline.


Modelja së fundmi në llogarinë Instagram ka postuar një video teksa dëgjohet në sfond kënga e fundit e Ledri Vulës dhe Lyrical Son ‘Princess Diana’, ku Erjona e ka etiketuar edhe reperin Vula, ndërsa shfaqet provokuese duke ‘nxjerrë’ gjoksin./Indeksonline/