23:03 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Ish-boksieri kosovar bën “show” në livadhe, si të ishte në arenë boksi (Video)

Trajneri i njohur kosovar, Besim Brahimi ka dhuruar “show” në livadhe si të ishte në arenën e boksit.

Brahimi, boksieri i njohur tani trajner i Donjeta Sadikut, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke “luftuar” me një të ri në ambient të hapur, shkruan IndeksOnline.

“Po mendojnë nipat që jam plak. Kadal nipa se nuk lëshon pe baci, jo mos um hani me sy”, ka shkruar Brahimi në rrjetet sociale.

Në fillim duket se është vetëm një lojë, megjithatë në bazë të goditjeve, shihet çartë se ka qenë një meç i vërtetë, i zhvilluar në teren të hapur!./IndeksOnline/