12:12 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish- deputeti Kujtim Paçaku varroset nesër në Prizren

Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës Kujtim Paçaku ndërroi jetë në mëngjesin e kësaj të entje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 18 maj në kohë drekë në Prizren.

Kortezhi funeral do niset nga rruga Paqja nr 13, Prizren ndërsa Namazi për të ndjerin do të falet në xhaminë e Terzimhallës, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ish deputeti Kujtim Paçaku la prapa vetes babain, bashkëshorten dhe tre djemtë.