10:49 / E Diele, 10 Maj 2020

Ish drejtori i Google, Eric Schmidt braktisë kompaninë

Një nga fytyrat më të njohura të Google mund të ketë bërë qetësisht daljen e tij nga kompania.

Një burim i CNET ka thënë se se ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Eric Schmidt la postin e këshilltarit të teknologjisë në Alphabet dhe Google në muajin shkurt, duke prerë edhe rolin e tij të fundit zyrtar në kompani.

Nuk është e sigurt se çfarë e nxiti largimin e tij nga Google dhe Alphabet, por ai ka rritur angazhimin e tij duke kryesuar grupet këshilluese për teknologjinë ushtarake.

Në ndërkohë, CNET nuk ka arritur të marrë përgjigje nga kompania, pasiqë asnjë zyrtar i saj nuk pranoi të flasë me CNET.