75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 06 Prill 2023 / Gj. Sh

Ish-futbollisti i Chelseas pensionohet në moshën 26 vjeçare

Ish-futbollisti i Chelseas, Izzy Brown është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 26 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti anglez, ku thotë se për shkak të lendimit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, transmeton IndeksOnline.

“I dashur futboll, me të vërtetë nuk di nga të filloj, megjithëse gjithmonë kam menduar se do të më duhej ta shkruaja këtë një ditë, thjesht nuk e mendoja se kjo ditë do të vinte kaq shpejt.

Me pikëllim të madh dhe zemër të rëndë, pas një viti të gjatë mundimi nga dy operacione në tendinën e Akilit, tani më duhet të tërhiqem nga futbolli profesionist.

Sapo mund të ecja, gjithmonë kisha një futboll në këmbë. Ai isha unë, ky ishte vendi im i lumtur.

Kam jetuar një ëndërr që shumica nuk kanë mundësinë ta jetojnë dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës.

Për të luajtur sportin që dua, solli shumë momente të lumtura gjatë jetës sime. Gjithashtu solli shumë sfida që nuk do të kisha mundur t’i kaloja pa dashurinë dhe mbështetjen e familjes dhe miqve të mi.

Sakrificat që mamaja dhe gjyshi im bënë për mua që në moshën 4-vjeçare, më dhanë mundësinë të jetoj një jetë që gjithmonë e kam frymëzuar sic ta jetoj.

Duke vozitur nga Peterborough në West Brom 3/4 herë në javë pas shkollës, vetëm për të më çuar në stërvitje dhe ndeshje, do të jem përgjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Brown./IndeksOnline/